AppPage.net

About Shtet Qytet

Shtet Qytet — loja që e kemi luajtur të gjithë në shkollë me letër e laps, tani në telefon. Një shkronjë, 7 kategori, 60 sekonda. Gjej një emër, një mbiemër, një shtet, një qytet, një kafshë, një objekt dhe një bimë që fillojnë me shkronjën e raundit — para se të mbarojë koha. SI LUHET • Çdo raund merr një shkronjë të alfabetit shqip, edhe dyshkronjëshat: DH, GJ, LL, NJ, RR, SH, TH, XH, ZH. • Çdo përgjigje e saktë vlen 10 pikë — 70 është raundi perfekt. • Fjalët kontrollohen me fjalorin e lojës; fjalët që nuk janë aty i vlerëson AI dhe të shpjegon pse u pranuan ose u refuzuan. • Shkruan pa ë dhe ç? S'ka problem: "Korce" dhe "Korçë" pranohen njësoj. MËNYRAT E LOJËS • Sfida e Ditës — e njëjta shkronjë për të gjithë çdo ditë, +40 XP bonus. Gjithmonë falas. • Solo — luaj vetëm dhe thyej rekordin tënd. • Me miqtë në kohë reale — krijo një dhomë deri në 12 lojtarë, ndaje kodin ose linkun dhe zgjidh kohën (10, 30, 60 ose 90 sekonda). Kush dorëzon i pari me pikë merr +5 bonus. • Sfidë me link — luaj raundin tënd, dërgoja linkun një shoku dhe ai luan të njëjtën shkronjë kur të dojë (linku vlen 48 orë). • Vdekje e Papritur — raunde gjithnjë e më të shkurtra (15, 12, 10, 8… sekonda). Një gabim dhe loja mbaron. PROGRESI • XP dhe rangje: Bronz, Argjend, Ari, Elit. • Seria ditore — luaj çdo ditë për ta mbajtur gjallë; një ditë e humbur mund të shpëtohet me një "ngrirje serie" (blerje brenda aplikacionit). • Klasifikime në Game Center. • Shiko kuptimin e fjalëve pas çdo raundi dhe ndaje rezultatin me një kartë. • Mungon një fjalë? Sugjeroje — nëse gjendet në Wikifjalor, shtohet në lojë. FALAS DHE PRO Falas çdo ditë: • Sfida e Ditës — pa kufi • 3 lojëra solo (bashkë me Vdekjen e Papritur) • 5 raunde me miqtë në dhoma • 2 sfida të reja me link (pranimi i sfidave të miqve është pa kufi) Shtet Qytet Pro: • Lojëra solo, raunde me miqtë dhe sfida me link pa limit • "Zbulo fjalën më të mirë" për çdo kategori pas lojës • Abonim mujor ose vjetor, ose një pagesë e vetme për gjithmonë. Abonimet rinovohen automatikisht dhe anulohen kur të duash nga cilësimet e llogarisë. Pa regjistrim, pa llogari. Luaj tani — kush e njeh më mirë shqipen? Kushtet e përdorimit / Terms of Use (EULA): https://www.apple.com/legal/internet-services/itunes/dev/stdeula/ Privatësia / Privacy Policy: https://shtetqytet.pages.dev/privacy

What’s new

Version 3.9.3 · Updated November 13, 2026

• Gati për iPhone Duo dhe iOS 27: loja tani përdor gjithë ekranin e brendshëm kur e hap telefonin. • Përmirësime të vogla dhe rregullime.

App privacy

The developer, Rexhino Kovaci, reported these privacy practices to Apple.

Data Not Collected

The developer does not collect any data from this app.

Alternatives to Shtet Qytet

Looking for apps like Shtet Qytet? Here are 6 similar apps on the App Store. The highest rated is Quiz Mania - Gjenerale (5.0/5), and all 6 are free to download.

Shtet Qytet vs. alternatives
App Rating Price Last updated Compare
Shtet Qytet – Free November 13, 2026
Kuizi Mjellma 4.8 / 5 (6) Free Jan 14, 2025 Compare
Quiz Mania - Gjenerale 5.0 / 5 (1) Free Feb 6, 2026 Compare
Cognido - 1v1 Mini Games for 2 4.6 / 5 (89) Free May 11, 2026 Compare
Mimic Party ! 4.7 / 5 (1,619) Free Oct 17, 2026 Compare
RobQuiz Play 3.3 / 5 (25) Free Sep 26, 2026 Compare
Picoboom Color Hunt & Imposter 4.6 / 5 (1,031) Free Oct 23, 2026 Compare

Compare Shtet Qytet with the top alternatives: ratings, updates, ASO score and keyword gaps →