AppPage.net

Screenshots

  • Meso Italisht: Fjalë & Biseda screenshot 1
  • Meso Italisht: Fjalë & Biseda screenshot 2
  • Meso Italisht: Fjalë & Biseda screenshot 3
  • Meso Italisht: Fjalë & Biseda screenshot 4

About Meso Italisht: Fjalë & Biseda

Mëso Italisht është aplikacioni i plotë për shqipfolësit që duan të mësojnë italisht: nga zero (A1) deri në nivel të avancuar (C2), me shpjegime në shqip, zë natyral italian dhe një tutor AI që bisedon me ty. Pa fjalorë, pa libra, pa kurse të shtrenjta. Gjithçka është në një vend: fjalë, fjali, gramatikë, biseda, tregime, teste dhe mësime me inteligjencë artificiale. ÇFARË KA BRENDA • 2 200+ FJALË në 20 kategori, të ndara sipas niveleve A1–C2, me përkthim shqip dhe shqiptim me zë. • 840 FJALI për situata reale: përshëndetje, blerje, restorant, rrugë, spital, punë, shkollë, telefon. • 330 BISEDA të gatshme (njohja e parë, në restorant, në hotel, te mjeku, në aeroport, intervista e punës…) me përkthim nën çdo replikë dhe dëgjim me zë. • 50 TEMA GRAMATIKE të shpjeguara shqip: rregulli në një fjali, formula e strukturës dhe shembuj me zë. Nga nyjat il/lo/la dhe essere/avere deri te congiuntivo dhe periodo ipotetico. • TUTORI AI: 120 mësime bisedore për çdo nivel me Prof. Anna. Fol ose shkruaj, merr korrigjim dhe përkthim me një prekje. • 10 LLOJE TESTESH që nuk të mërzisin: zgjidh përgjigjen, plotëso fjalën që mungon, bashko fjalët, rendit shkronjat, formo fjalinë, dëgjo dhe shkruaj, gjej objektin në foto… • TREGIME në italisht me zë në 9 kategori. Trokit çdo fjalë për kuptimin, ose krijo tregimin tënd me AI sipas nivelit. • FOTO → FJALË: 35 skena me foto reale dhe mbi 470 fjalë. Trokit objektin, dëgjo emrin, bëj test nga fotoja. • ILUSTRIME: mbi 380 fjalë me foto dhe zë. • PËRKTHYES shqip ↔ italisht (dhe 9 gjuhë të tjera) me diktim me zë. • ALFABETI italian me 21 shkronja dhe shqiptim, FJALA E DITËS, KARTELA për përsëritje dhe listat e tua personale. MËSO SI DUHET, JO PËRMENDSH • Shqiptim i saktë: dëgjo zërin natyral italian, regjistro veten dhe krahaso. • Fshih shqipen ose italishten dhe testo veten. • Gabimet ruhen automatikisht dhe i përsërit derisa t'i mësosh. • Rezultati më i mirë ruhet për çdo test. • Ditët rresht dhe kujtesat ditore të mbajnë në ritëm. • Ruaj fjalët e preferuara dhe përsërite me kartela. • Bëj një foto dhe merr fjalë, fjali, gramatikë dhe tregime nga ajo që sheh. PËR KË ËSHTË • Për fillestarët që nisin nga zero. • Për ata që e kuptojnë italishten nga televizioni, por duan ta flasin dhe ta shkruajnë saktë. • Për shqiptarët në Itali dhe Zvicër që u duhet italishtja e përditshme dhe e punës. Nivelet A1–C2 ndjekin kornizën evropiane (CEFR), të njëjtat që kërkohen për lejen e qëndrimit (A2) dhe shtetësinë italiane (B1). • Për nxënësit dhe studentët që duan gramatikën italiane të shpjeguar shqip. • Për këdo që përgatitet për udhëtim, studime apo punë në Itali. Ndërfaqja është në shqip, italisht dhe anglisht, në iPhone dhe iPad. Fjalët, fjalitë, gramatika dhe bisedat janë brenda aplikacionit; mësimet AI, përkthyesi dhe krijimi i tregimeve kërkojnë internet. PREMIUM Aplikacioni është falas dhe përmban reklama. Me Premium: • hiqen të gjitha reklamat, • hapen të gjitha kategoritë dhe testet, • mëson me AI pa kufizim kohe, • ruan fjalët, fjalitë, gramatikën, tregimet dhe bisedat e gjeneruara, • zgjedh modele zëri premium me cilësi më të lartë. Abonimet ofrohen për 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit dhe rinovohen automatikisht. Çmimi shfaqet në aplikacion sipas vendit tënd. Pagesa bëhet nga llogaria jote e App Store dhe abonimi rinovohet automatikisht nëse nuk anulohet të paktën 24 orë para përfundimit të periudhës. Mund ta menaxhosh ose ta anulosh në cilësimet e llogarisë tënde në App Store. Italishtja fillon këtu. Shkarko dhe fillo sot. Politika e privatësisë: https://albcoding.com/privacy-policy-subscription-apps/ Kushtet e përdorimit: https://albcoding.com/terms-of-use-subscription-apps/

What’s new

Version 2.9 · Updated October 2, 2026

* Mësime të përmirësuara të AI: Mësimet tani përshtaten edhe më afër me nivelin tuaj të aftësive për një përvojë të personalizuar të të mësuarit. * Gjeneruesi i ri i fjalorit: Eksploroni fjalë dhe fraza të reja të përshtatura në nivelin tuaj me gjeneratorin tonë të përditësuar të fjalëve. * Udhëzues të përmirësuar gramatikor: Seksione gramatikore të përditësuara me shpjegime më të qarta dhe më shumë shembuj. * Praktikë e përmirësuar e shqiptimit: Dëgjoni folësit vendas dhe praktikoni për të përmirësuar theksin dhe rrjedhshmërinë tuaj. * Rregullime të defekteve dhe përmirësime të performancës: Ne e kemi rregulluar aplikacionin për një përvojë më të butë dhe më të shpejtë të të mësuarit.

App privacy

The developer, Valon Januzi, reported these privacy practices to Apple.

Data Used to Track You

The following data may be used to track you across apps and websites owned by other companies:

  • Usage Data: Advertising Data

Data Linked to You

The following data, which may be collected and linked to your identity, may be used for the following purposes:

  • Usage Data: Advertising Data
  • Contact Info: Name

Used for: Third-Party Advertising, App Functionality

Data Not Linked to You

The following data, which may be collected but is not linked to your identity, may be used for the following purposes:

  • Purchases: Purchase History

Used for: App Functionality

Alternatives to Meso Italisht: Fjalë & Biseda

Looking for apps like Meso Italisht: Fjalë & Biseda? Here are 6 similar apps on the App Store. The highest rated is Meso Anglisht Falas (5.0/5), and all 6 are free to download.

Meso Italisht: Fjalë & Biseda vs. alternatives
App Rating Price Last updated Compare
Meso Italisht: Fjalë & Biseda 5.0 / 5 (2 ratings) Free October 2, 2026
Meso Anglisht Falas 5.0 / 5 (2) Free Oct 16, 2026 Compare
SMIP 2.2 / 5 (19) Free Feb 29, 2024 Compare
il Registro Elettronico 5.0 / 5 (1) Free Oct 28, 2026 Compare
Learn Italian Words by Levels 4.8 / 5 (40) Free Oct 19, 2026 Compare
Learn Italian beginners 4.6 / 5 (425) Free Oct 23, 2026 Compare
Quiz Patente Ufficiale 2026 4.6 / 5 (757) Free Oct 19, 2026 Compare

Compare Meso Italisht: Fjalë & Biseda with the top alternatives: ratings, updates, ASO score and keyword gaps →