Platforma MyDasma është treg online e cila i bashkon, në një vend, të gjithë
shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Lugina e
Preshevës dhe Diaspora e madhe shqiptare, me bizneset e festave nga të gjitha
trojet shqiptare dhe me gjerë.
Në MyDasma mund të futen të gjitha bizneset të cilat, në një mënyrë ose tjetër,
ofrojnë produkte dhe shërbime të cilat ndihmojnë shqiptarët në përgjithësi dhe
Diasporën shqiptare, në veçanti për të planifikuar dhe organizuar ahengje të
ndryshme në vendlindje dhe kudo tjetër në botë.
MyDasma, tashmë, ka 28 kategori, më në krye MyDasma SHOP, të gjithat të
zhvilluara për t’ia mundësuar, gjithësecilit shqiptar, e në veçanti, shqiptarëve në
emigracion, planifikimin dhe kryerjen e çfarëdolloj festeje, kurdo dhe nga kudo
në botë.
Ndërkohë që, në MyDasma SHOP, të gjithë shqiptarët lokalë e, sidomos ata të
Diasporës shqiptare, mund të blejnë të gjitha vesh-mbathjet festive, si për
dasma, fejesa, kanagjeqe, syneti, pagëzime, e çka jo tjetër. Të gjitha këto mund
të shikohen, blihen dhe dërgohen tek anëtari (klienti) i MyDasma, krejtësisht,
nga dhe brenda platformës MyDasma.
Procedura e blerjes apo marrjes së një shërbimi në platformën MyDasma është
shumë e thjeshtë dhe operon mbi një sistem teknikisht shumë të përparuar,
ndërkohë që, pagesat kryhen përmes veçorisë të quajtur ‘Escrow’.
Ç’është ‘Escrow’?
Fare e thjeshtë: kur një anëtar i MyDasma blen apo merr një shërbim nga një
biznes në MyDasma, ai/ajo e bën transferin e shumës përkatëse, ndërkohë që kjo
kalon në MyDasma ‘Escrow’, të cilën, që të dy, biznesi dhe anëtari i MyDasma,
mund ta shohin, mirëpo asnjëri nga ta s’mund ta tërheqin pa u kryer shërbimi
(megjithatë, nga kjo rregull, sipas ‘Kushteve dhe Rregullave’ të MyDasma,
përjashtohen restorantet, dekoret, pastiçeritë, etj). Sistemi ‘Escrow’ krijon një
ambient shumë të sigurtë për anëtarin (klientin), për biznesin dhe për vetë
platformën MyDasma.
Në platformën MyDasma mund të regjistrohen të gjithë personat mbi moshën 18
vjeç. Ndërkaq, nën moshën 18 vjeç, s’mund të blihet apo merret shërbim nga
bizneset brenda sistemit të MyDasma.
Sistemi i MyDasma operon në versionin aplikativ të Aple, Android dhe Web-it,
ndërkohë që pagesat kryhen përmes platformave siç janë: PayPal, Paysera,
transferi bankar, Western Unioni, para në dorë, si dhe parat e dërguara përmes
postës.
Për ta shfrytëzuar platformën MyDasma, biznesi dhe anëtari (klienti), fillimisht,
duhet të regjistrohen aty, ndërkohë që biznesi i nënshtrohet një pageseje vjetore
regjistrimi.
Pas çdo shitjeje apo ofrimi të një shërbimi brenda sistemit të MyDasma, secili
biznes i nënshtrohet një tarife prej 15% të shumës së përgjithshme.
Çdo anëtar i MyDasma, për blerjen apo marrjen e shërbimit të parë në MyDasma,
me automatizëm, merr 10% zbritjeje nga shuma e përgjithshme e blerjes apo
shërbimit të marrë në MyDasma, në të gjitha kategoritë.
Platforma MyDasma është themeluar në vitin 2018, më vetëm 2 kategori,
restorantet dhe këngëtarët, ndërkaq, sot, ka 28 sosh, siç janë: MyDasma SHOP,
restoranti, këngëtari, fotografi, kamermani, kamermani dhe fotografi, DJ,
shëndeti-bukuria-lëkura & flokët, dekori, vetura/qerre nusesh, valltari, pajisje
dasmash, lulishtja, fishekzjarret dhe tymi, instrumentisti, këngëtar special
dasmash, moderues dasmash, aktori dhe humoristi, kuzhinieri mobil, pastiçeria,
kamarieri, pastruesi, ftesat, doktori për synet, ritualet fetare, muaji mjaltit,
stomatologu, mbjellja e flokëve, mirëmbajtës oborresh/kopshtesh dhe kategori të
tjera në ardhje.
MyDasma është biznes i regjistruar në Australi dhe Kosovë, ndërkohë që zyret
qendrore i ka në qytetin antik dhe shumë të bukur të Prizrenit.
Tani, nëse ndodhesh këndejpari, eja dhe na vizito për një kafe apo çaj të
ngrohët! Ne jemi, më shumë se, të lumtur të të takojmë ty!
Mirë se erdhe, edhe ti, në platformën MyDasma!
Ia kalofsh shumë mirë në mesin tonë!
GW Sketch 2.0 is an add-on that works with the GroundWorks™ 2.0 Inspections app
H2O Precision Moisture Monitor reads round bale moisture accurately up to 60%
Connect to your MTrack account! GPS tracking • History • Chat function
Video Intercom for your Parking System by Parking BOXX
SmartInvoice® - Comprehensive Online Payment Invoicing Solution
An easy-to-use application for handling multi-carrier shipments.
Created with AppPage.net
Similar Apps - visible in preview.