Back to Top
Libri i hadithit Screenshot 0
Libri i hadithit Screenshot 1
Libri i hadithit Screenshot 2
Libri i hadithit Screenshot 3
Free website generator for mobile apps; privacy policy, app-ads.txt support and more... AppPage.net

About Libri i hadithit

Libri i hadithit
nga Grup autorësh

Thuaj “bismilah” dhe ha me të djathtën

Nga Omer ibn Ebi Seleme – radijallahu anhu – përcillet të ketë thënë: “Njëherë sa isha i vogël, nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut - sal-lallahu alejhi ve sel-lem –, dora ime endej në enë (gjatë ngrënies), ndaj i Dërguari i Allahut – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – më tha: "O vogëlush, përmende Allahun (thuaj bismilah), ha me të djathtën dhe ha para vetes!" Pas kësaj, vazhdimisht kam vepruar kështu gjatë ngrënies.”

Këtë hadith e shënojnë Buhariu dhe Muslimi. Ky është citati i Buhariut.
Domethënia e Hadithit

Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ve sel-lem – u martua me Ummu Selemen pasi i vdiq asaj burri, Ebu Seleme. Omeri, i biri i Ebu Selemes jetonte me nënën e vet në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. Një ditë prej ditësh, djaloshi u ul për të ngrënë ushqim me Pejgamberin – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – kurse dora e tij nuk qëndronte në një vend të ushqimit, kështu që Pejgamberi – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ia mësoi atij disa rregulla të ushqimit, e ato janë:
1. Që në fillim të të ngrënit të thotë: Bismilah.

Libri i hadithit
2. Të hajë me dorën e djathtë.
3. Të hajë nga ajo që e ka afër vetes, e të mos e zgjasë dorën
në ushqimin që është afër tjerëve.
Omeri vepronte sipas urdhrit të Pejgamberit – sal-lallahu
alejhi ve sel-lem – dhe kjo gjë u bë zakon në mënyrën e tij të të
ushqyerit.

Dobitë e hadithit
1. Besmeleja (thënia bismil-lah) në fillim të të ngrënit.
2. Ngrënia me dorën e djathtë.
3. Të hajë njeriu nga ushqimi që e ka para vetes e të mos e
zgjasë dorën në ushqimin që është përpara tjerëve.
4. Në qoftë se ka lloje të ndryshme të ushqimit, atëherë i
lejohet të hajë nga ushqimi që nuk e ka afër.

Mos merr frymë në enë
Nga Abdullah ibn Abbasi - radijallahu anhuma - përcillet se i Dërguari i Allahut – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ka ndaluar të merret frymë në enë a të fryhet në të.
Këtë hadith e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili e vlerëson si hasen-sahih.

Domethënia e hadithit
Pejgamberi – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ua mësoi muslimanëve rregullat e mirësjelljes, prej tyre edhe mënyrën e duhur për pirje. Kështu që, ai ndaloi të fryhet në enë dhe të merret frymë në të, për shkak se nga pirësi mund të dalë diç, e cila ndikon që ai i cili pi pas tij të neveritet nga ajo pije dhe nga ajo enë, dhe për shkak se fryrja dhe frymëmarrja në pije mund ta dëmtojnë shëndetin.

Dobitë e hadithit
1- Ndalimi nga fryrja dhe frymëmarrja në pije.
2- Kush dëshiron të marrë frymë duke pirë le ta largojë enën nga goja.
3- Largimi nga çdo gjë që e dëmton shëndetin.

Privacy
https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html
Mail [email protected]
Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila

Similar Apps

Abetarja kuranore

Abetarja kuranore

0.0

AbetarjakuranoreMënyrë e lehtë dhe e shpejtëpër të mësuar leximin e Kuranit fisnikShembulliTitulliAbetarja...

Kurani shqip

Kurani shqip

0.0

• kurani shqipKURANIi madhërishëmPërktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe:Prof. Hasan I....

Jeta e profetit Muhamed

Jeta e profetit Muhamed

0.0

Jeta e Profetit(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)? ???? ????? ??? ?? ???? ?????]...

Mburoja e tevhidit

Mburoja e tevhidit

0.0

Mburoja e tevhiditPërktheu:KOMISIONI PËR PËRKTHIMEDHE STUDIME ISLAME-KPSIPërkthyes, korigjues, mbikëqyrës:XHELADIN LEKAPërkthyes, korigjues:MR.FIDAN XHELILIBALI...

Agjerimi namazi i nates dhe i

Agjerimi namazi i nates dhe i

0.0

AGJËRIMINamazi i natës dhe i teraviveTitulli i plotë: Agjërimi, namazi i natës...

Rruga e muslimanit

Rruga e muslimanit

0.0

Rruga e muslimanitTema e trajtuar në këtë libër është Akidja (besimi)Islame e...

Frequently Asked Questions(FAQ)

Çfarë thotë hadithi për mënyrën e duhur të ushqyerit?

Hadithi tregon se duhet të thuhet "Bismilah" përpara se të fillohet të hajë, të hahet me dorën e djathtë dhe të hahet nga ushqimi që është afër vetes.

Cili është ndaloja e hadithit për të merret frymë në enë a të fryhet në to?

Hadithi ndalon marrjen e frymës në enë dhe fryrjen në to, për shkak se mund të dëmtojë shëndetin.

Cilat janë dobësitë e këtij hadithi?

Dobitë e hadithit janë ndalimi nga fryrja dhe frymëmarrja në pije, largimi i enës nga goja për frymëmarrje dhe largimi nga gjërat që dëmtojnë shëndetin.

Ku mund të gjej më shumë informacione rreth politikave të privatësisë?

Mund të gjeni më shumë informacione rreth politikave të privatësisë në lidhje me këtë platformë në https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html.

Si mund të kontaktoj një person me lidhje me këtë informacion?

Mund të kontaktoni personin nëpërmjet e-mail-it [email protected] ose nëpërmjet faqes në Facebook në https://www.facebook.com/kliton.lila.