Back to Top
Abetarja kuranore Screenshot 0
Abetarja kuranore Screenshot 1
Abetarja kuranore Screenshot 2
Abetarja kuranore Screenshot 3
Free website generator for mobile apps; privacy policy, app-ads.txt support and more... AppPage.net

About Abetarja kuranore

Abetarja
kuranore

Mënyrë e lehtë dhe e shpejtë
për të mësuar leximin e Kuranit fisnik
Shembulli

Titulli
Abetarja kuranore
Autorë
Osman Abazi
Jusuf Kastrati
Redaktor gjuhësor
Jeton Koqinaj
Përgatitja kompjuterike
Jusuf Kastrati
Ballina
Elite IT Group – www.elite.al
Boton
Shembulli

Vlera e leximit të Kuranit fisnik
Kurani fisnik është fjala e Allahut të Lartësuar. Leximi i tij është gjëja më e mirë që e shqipton gjuha.
Allahu i Lartmadhërishëm thotë:
﴿ ولَئِكَ يُؤْمِنُونَ بِه ُ
ا ه لَِّينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَتْلُونَهُ حَ ه ق تِلََوَتِهِ أ ﴾
"Ata të cilëve ua kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur, ata besojnë vërtet në të." (Kurani, 2:121)
Në vijim po i paraqesim disa thënie të të Dërguarit Muhamed *صلى الله عليه وسلم
lidhur me Kuranin:
“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” [Buhariu]
"Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, fisnikë dhe bamirës, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime." [Buhariu dhe Muslimi]
“Me të vërtetë, Allahu i Madhërishëm i lartëson me këtë Libër disa njerëz dhe i poshtëron disa të tjerë.” [Muslimi]
“Lexojeni Kuranin, sepse ai do të vijë ndërmjetësues për lexuesit e tij në Ditën e Kiametit.” [Muslimi]
“Ai që e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut të Madhëruar, ka një shpërblim i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.” [Tirmidhiu]
*Sal-lallahu alejhi ue sel-lem (shqip: paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të).

“Lexuesit të Kuranit i thuhet: Lexo dhe ngrihu lart (në Xhenet), lexo ashtu si e lexoje në dynja, sepse ti do të ngrihesh vazhdimisht duke e lexuar atë deri në ajetin e fundit që do ta lexosh.” [Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu]
“Vërtet, ai i cili në brendinë e tij nuk ka asgjë nga Kurani është si gërmadha!” [Tirmidhiu]
“Të dy prindërve të atij që e lexon Kuranin dhe punon në përputhje me atë që përmban ai, Allahu do t’ua vërë një kurorë në Ditën e Kiametit, drita e së cilës do të jetë më e mirë se drita e diellit në këtë botë. E ç’mendoni, vallë, për atë që punon sipas tij?!” [Ebu Davudi]
Këto ajete, hadithe e shumë të tjera të ngjashme me to tregojnë vlerën e mësimit, leximit dhe zbatimit të Kuranit fisnik.

Autorët

HYRJE
❖ Alfabeti i gjuhës arabe përbëhet nga njëzet e tetë shkronja dhe secila shkronjë e ka emrin e vet.
❖ Të gjitha shkronjat e alfabetit arab janë bashkëtingëllore. Në arabisht ekzistojnë edhe tri zanore të shkurtra ose vokale, mirëpo ato nuk janë pjesë e alfabetit.
❖ Nëntë tinguj të gjuhës arabe nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe dhe për këtë arsye këta tinguj i quajmë “shkronja të rënda”.
❖ Drejtshqiptimin e këtyre tingujve medoemos duhet ta mësojmë te ndokush që e njeh mirë shqiptimin e shkronjave arabe.
❖ Leximi në gjuhën arabe, ndryshe nga shqipja, fillon nga ana e djathtë.
❖ Germat e gjuhës arabe nuk ndahen në germa të mëdha dhe të vogla, por gjithnjë shkruhen njëjtë.
❖ Të gjitha shkronjat e Kuranit lidhen me njëra-tjetrën, nga të dyja anët, përveç gjashtë syresh, të cilat lidhen vetëm nga ana e djathtë.
❖ Mbajeni në mend gjithnjë se, Allahu i Lartësuar na shpërblen me nga dhjetë shpërblime për çdo shkronjë të Kuranit që e lexojmë.


Privacy
https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html
Mail [email protected]
Youtube https://www.youtube.com/watch?v=Q8REVBO7jmU
Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila

Similar Apps

Libri i hadithit

Libri i hadithit

0.0

Libri i hadithitnga Grup autorëshThuaj “bismilah” dhe ha me të djathtënNga Omer...

Kurani shqip

Kurani shqip

0.0

• kurani shqipKURANIi madhërishëmPërktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe:Prof. Hasan I....

Jeta e profetit Muhamed

Jeta e profetit Muhamed

0.0

Jeta e Profetit(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)? ???? ????? ??? ?? ???? ?????]...

Mburoja e tevhidit

Mburoja e tevhidit

0.0

Mburoja e tevhiditPërktheu:KOMISIONI PËR PËRKTHIMEDHE STUDIME ISLAME-KPSIPërkthyes, korigjues, mbikëqyrës:XHELADIN LEKAPërkthyes, korigjues:MR.FIDAN XHELILIBALI...

Agjerimi namazi i nates dhe i

Agjerimi namazi i nates dhe i

0.0

AGJËRIMINamazi i natës dhe i teraviveTitulli i plotë: Agjërimi, namazi i natës...

Rruga e muslimanit

Rruga e muslimanit

0.0

Rruga e muslimanitTema e trajtuar në këtë libër është Akidja (besimi)Islame e...

Frequently Asked Questions(FAQ)

Çfarë është Abetarja kuranore?

Abetarja kuranore është një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për të mësuar leximin e Kuranit fisnik.

Kush janë autorët e Abetarja kuranore?

Autorët e Abetarja kuranore janë Osman Abazi dhe Jusuf Kastrati.

Cili është roli i redaktorit gjuhësor në Abetarja kuranore?

Redaktori gjuhësor i Abetarja kuranore është Jeton Koqinaj.

Përgatitja kompjuterike e Abetarja kuranore është bërë nga kush?

Përgatitja kompjuterike e Abetarja kuranore është bërë nga Jusuf Kastrati.

Çfarë përmban ballina e Abetarja kuranore?

Ballina e Abetarja kuranore përmban informacion rreth Elite IT Group dhe faqes www.elite.al.

Si përshkruhet vlera e leximit të Kuranit fisnik?

Leximi i Kuranit fisnik është gjëja më e mirë që e shqipton gjuha, dhe është fjala e Allahut të Lartësuar.

Cilat janë disa thënie të të Dërguarit Muhamed lidhur me Kuranin?

Disa thënie të të Dërguarit Muhamed lidhur me Kuranin janë: "Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve", "Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, fisnikë dhe bamirës", "Ai që e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut të Madhëruar, ka një shpërblim i cili shtohet dhjetëfish", dhe shumë të tjera.

Si mund të mësoj leximin e gjuhës arabe?

Mësimi i gjuhës arabe fillon nga alfabeti i gjuhës arabe, i cili përbëhet nga njëzet e tetë shkronja. Drejtshqiptimin e tingujve arabë mund ta mësoni nga një person që e njeh mirë shqiptimin e shkronjave arabe.

Si ndahen shkronjat e Kuranit?

Shkronjat e Kuranit lidhen me njëra-tjetrën, nga të dyja anët, përveç gjashtë syresh, të cilat lidhen vetëm nga ana e djathtë.

Cilët janë kontaktet për më shumë informacion rreth Abetarja kuranore?

Mund të dërgoni email në [email protected] ose të vizitoni faqen zyrtare në YouTube "https://www.youtube.com/watch?v=Q8REVBO7jmU" dhe në Facebook "https://www.facebook.com/kliton.lila".
author
Aplikacion shumë i mirë për mësimin e Alfabetit Kur'anor...
arjan ymeraj
author
Shum e mire
Kosovo Nr.1